Komunikata e plotë:
Unë rezervohem të përfshihem në deklarata dhe tema politike, mirëpo në disa raste është e paevitueshme. Aludimet se znj. Shqipe Kastrati Haziri është larguar politikisht dhe me tendencë nga puna që ajo ka ushtruar si Drejtoreshë e Institucionit “Dardania” në Gjilan nga qeverisja aktuale komunale, veçanërisht kryetari i komunës, Alban Hyseni, nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë bazë faktike.
Ani pse e njëjta ka një përvojë profesionale prej 15 vitesh, kjo nuk e dëmton profesionalisht e as moralisht, sepse të njëjtës nuk i lejohet të kthehet në pozitën e njëjtë për shkak se më datë 22.10.2018 Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkurs në të përditshmen informative “Bota Sot” për plotësimin e pozitës punuese “Drejtor i IP ‘Dardania’” në Gjilan, në të cilin konkurs janë paraparë detyrat e punës të pozitës dhe kushtet e veçanta të cilat kandidatët duhet t’i plotësojnë me rastin e aplikimit dhe përzgjedhjes. Në konkursin në fjalë, kanë aplikuar kandidatë në mesin e të cilëve edhe nëpunësja civile znj. Kastrati Haziri, e cila ka qenë e punësuar në Drejtorinë e Arsimit si Psikologe e Shkollave.
Pas mbajtjes së intervistave, më datë 03.12.2018, komisioni rekrutues me përbërje: Arsim Bejtullahu në cilësinë e kryesuesit, Lumnije …. dhe Sabit Berisha, rekomandojnë tek ish-kryetari i komunës, kandidaten znj. Kastrati Haziri e cila përzgjihet si drejtor i çerdhes në Gjilan sipas kontratës së punës 02-610-3022 të dt.14.01.2019, duke filluar nga data 24.12.2018 deri më datë 24.12.2022.
Më datë 16.12.2022, Inspektoriati i Arsimit me kërkesën e DA Gjilan të dt.29.09.2021 ka vlerësuar performancën e znj. Kastrati Haziri. Inspektoriati gjatë shqyrtimit të dosjes së znj. Haziri, për vlerësim të jashtëm të performancës ka konstatuar se e njëjta me rastin e përzgjedhjes në pozitën e Drejtorit të IP “Dardania”, nuk ka pasur kualifikimin adekuat për pozitën në të cilën ishte përzgjedhur, pra, i ka munguar kualifikimi përkatës i paraparë me legjislacionin në fuqi dhe të aplikueshëm, shih (të bashkangjitur) pikën 2, 3 dhe 4 të Vendimit REF. 10/06, nr. i protokollit 531/2022 i datës 16.12.2022, i cili vendim pas procedurës ankimore nga ankuesja vërtetohet me vendimin e komisionit të ankesave (gjithashtu i bashkangjitur), REF. 10 me nr. të protokollit 237/2023, duke e lënë të njëjtën në fuqi dhe duke e obliguar punëdhënësin, gjegjësisht Drejtorinë e Arsimit që të njëjtës t’ia ndërprejë kontratën e punës, siç edhe ka vepruar menjëherë pas konstatimit të shkeljes.
Meqenëse, ish nëpunësja ka pasur statusin e nëpunësit civil në Drejtorinë e Arsimit si Psikologe e Shkollave, e njëjta e ka ditur ose është dashur ta dijë para pranimit të pozitës, që pozita e Drejtorit të Institucioneve Parashkollore, nuk është pozitë politike por pozitë e nëpunësit të shërbimit publik dhe se me pranimin e pozitës së drejtorit, e njëjta ka humbur statusin e të punësuarit si shërbyes civil. Sepse, asnjë dispozitë ligjore qoftë në kohën e njëjta është rekrutuar apo tani, të njëjtës nuk ia ka dhënë të drejtën e pezullimit të dakorduar të marrëdhënies së punës si nëpunëse civile e as UA nr. 08/2014 për Procedurat dhe Kriteret e zgjedhjes së drejtorit dhe zv. drejtorit në institucionet arsimore dhe aftësuese, andaj nga sa u tha më sipër, komuna e Gjilanit askënd nuk e ka larguar nga puna, por e njëjta me pranimin e pozitës si Drejtoreshë, me vetëdije të plotë ka shuar pozitën e saj si nëpunëse civile në kuadër të DA.
Parimet dhe synimet e qeverisë aktuale komunale në krye me Kryetarin Alban Hysenin, nuk do të thehen asnjëherë dhe do të punohet në të mirën e arsimit gjithmonë.
Si Drejtoreshë e Arsimit moralisht e pak përkrahur znj.Haziri dhe i kam shtjerrur të gjitha mundësit që të krijohet një mundësi për të, gjë të cilën e din të gjithë zyrtaret në DA. Ajo ka të drejtën të paraqesë rastin e saj para instancave ligjore.