Drejtoria e Arsimit në Gjilan vlerëson se gjithçka është gato për të filluar viti i ri shkollor dhe këtë e ka bërë publike edhe nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare ku është thënë:
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Të nderuar mësimdhënës, viti i ri shkollor do të filloj ditën e premte 01/09/2023, duke iu uruar një vit të mbarë e me plot suksese këtë shtator po e startojmë më ndryshe.
Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që të niset procesi mësimor me kohë dhe me kushte më të mira.
Gjatë dy muajve, korrik dhe gusht kemi bërë:
Renovimin e katër institucioneve arsimore;
Pajisje me dollap individual për secilin nxënës;
Pajisje me kabinet të shkencave të natyrës;
Rregullimin e trafos tek shkolla e muzikës;
Furnizim me ditar;
Përgatitje për sezonën dimërore me lëndë djegëse;
Dezinfektimin, Deratizimin, Dezinsektimin e të gjitha objekteve shkollore;
Mirëmbajtjen e ngrohjeve qendrore;
Mësim në dy ndërrime për shkollën e mesme të mjekësisë dhe të ekonomisë;
Mësim kabinetik në Gjimnazin “Zenel Hajdini”,
Rekrutimin e pesë psikologëve, sistemin dhe ndarjen atyre aktual në mësimdhënës dhe në shërbim profesional;
Inventar i ri në shkollat ku ka qenë e nevojshme,
Dy dhoma të reja burimore në shkollën “Rexhep Elmazi dhe Vatra e Diturisë”.
Numër më të madh të nxënësve të regjistruar në shkolla profesionale,
Sigurisht që në vazhdimësi do të ketë risi e punë tjera inovative!