Libri

Drenica recitoi në Gjilan

“Vjeshta Letrare e Gjilanit 2016”, Edicioni i Shtatë i saj ka vazhduar këtë të shtunë në Gjilan, ku musafirë kanë qenë poetët nga Drenica, të tubur në Ars Club “Rifat Kukaj”.

Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Club “Beqir Mulsiu”, ka thënë se “Vjeshta Letrare” gjitnjë është pasuar me promovime librash të rinj, prezantime poetësh e paraqitje të grupeve letrare. Rrustemi, tha se ka pasur mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare  dhe se njëjtë do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Izet Abdyli, poet e publicist, ka theksuar se Ars Club “Rifat Kukaj” nga Drenasi gravitojnë shumë poetë. Ai tha se Rajoni i Drenicës është i njohur për të bëmat dhe trimëritë e saj, ky rajon ka edhe vlera shpirtërore, është gurrë e pashtershme e thesarit popullor e folklorikë, sikurse që ka shumë poetë, duke përmendur poetët nga Drenica.

Në Orën Letrare, që është mbajtur në ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” kanë recituar poetët drenicas, Adem Gashi, Izet Abdyli, Naxhije Gashani, Halil Xani, Xheladin Mjeku e Mustafë Hoxha.

You Might Also Like