Skuadra e Dritës, ka dërguar dy futbollistë në huazim tek dy ekipe të Ligës së Parë, për edicionin e ri garues, shkruan Gazetasheshi.com
Nga kjo kanë përfituar Ferizaji, e cila ka marrë Enhar Cakollin dhe Arbëria e cila është forcuar me Henri Onoka.
Cakolli i cili është 21 vjeçar luan si mbrojtës anësor, ndërsa Onaka është 22 vjeçar, por edhe ky luan në pozitën e mbrojtësi anësor.
Postimi i plotë:
Huazohen dy futbollistët Henri Onoka dhe Enhar Cakolli
Klubi jonë FC DRITA, për shkak të minutazhës së kufizuar, ka vendosur për huazime e dy lojtarëve Enhar Cakolli i cili ka kaluar te KF Ferizaj, ndërsa Henriy Onoka te KF.Arbëria. Kohëzgjatja e huazimit do të jetë një vjeqare.
Të dyja klubet garojnë në Ligën e Parë, ndërsa dy futbollistët Cakolli dhe Onoka do të rikthehen te Drita në fund të vitit.
DRITA ju dëshiron suksese të dy futbollistëve në klubet respektive.
/Gazeta Sheshi/