Fund dramatik në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Dritës në Klinë.
Skuadra vendease barazoi me gol të shënuar në minutat shtesë, për ta marrë një pikë të rëndësishme sot.
Në fund, ndeshja u mbyll 1-1 (Hekuran Berisha 90+2’ / Denys Kostyshyn 39’).
Ishte ukrainasi Denys Kostyshyn ai që ia dha Dritës golin e epërsisë në pjesën e parë, ndërkohë Hekuran Berisha, sulmuesi premtues nga Klina, shënoi për barazim në minutën e dytë të kohës shtesë, gol vendimtar për t’ia mohuar humbjen skuadrës së tij.
Rreth fundit të pjesës së parë, Ismet Munishi, kryetrajneri i Dukagjinit, u përjashtua nga loja me karton të kuq, për ta shikuar pjesën e mbetur të ndeshjes nga tribunat.
Përkundër barazimit të sotëm, Drita mbetet në pozitë të mirë në rrugën drejt titullit, kurse Dukagjini ndodhet mes skuadrave që rrezikon rënien nga elita e futbollit kosovar.
Xhiron që vjen, Dukagjini ka punë në udhëtim te Ferizaji, kurse Drita e pret Gjilanin në derbin më të madh lokal në Kosovë.