Gjilanasit janë përforcuar me kapitenin e Trepçës ’89, Muharrem Jashari.
Jashari këtë e konfirmoj edhe për mediumin tonë “Sheshi”, i cili u deklarua se ka arritur marrëveshje me gjilanasit.
“Po, unë kam arritur marrëveshje me Dritën”, tha ai.
23 vjeçari sipas asaj që ka raportuar pak me parë edhe “Indeksonline”, zyrtarzimi i tij mund të bëhet sot ose në ditët e para të javës së ardhshme.
Mesfushori shihet si një zëvendësues ideal për Xhevdet Shabanin, që u largua në drejtim të Prishtinës.