Ndeshja e parë e xhiros së 20 në Superligën e Kosovës, i takoi Pejës që e mposhti Dritën me rezultat 84-111.
Drita gjatë tërë ndeshjes vetëm në fillim ishte 1 pikë në epërsi e më pas kontrolli ishte totalisht te Peja.
Tjader Fernandez ishte më i dalluari në ndeshje me 25 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Arian Qallaku me 24 pikë e 8 kërcime, Albin Berisha 21 pikë dhe Edgar Garibay me 14 pikë e 19 kërcime.
Te Drita u veçuan Qëndrim Demi e Nart Llapashtica me nga 24 pikë dhe Isaiah Johson me 17 pikë.
Peja me 12 fitore e 7 humbje gjendet në pozotën e tretë, kurse Drita ende është pa fitore me 20 humbje.