FC DRITA që në këtë kampionat do të sjell shumë risi, brenda snjë dite ka bërë dy goditje të mëdha, duke sjellë sulmuesin e njohur Kastriot Rexha dhe duke rikthyer në radhët e veta mesfushorin shtatlartë Bujar Shabani. Ky futbollist edhe në të kaluarën kishte qenë pjesë e Dritës, prej ku ishte larguar, kurse tashti po rikthehet edhe më fuqishëm.
KF DRITA ka bërë shumë angazhime për këtë kampionat, andaj edhe synimet janë krejt tjera në krahasim me vitet e kaluara.