Siç është pritur ashtu edhe ndodhi, Prishtina e mposhti pa telashe Dritën me rezultat 64-117.
Drita vetëm një herë e kishte epërsinë prej 2 pikëve në fillim të ndeshjes, më pas pas totalisht ka dominuar skuadra prishtinase.
117 pikët e Prishtinës ishte shifra e dytë më e lartë e stinorit për ekipin.
Dachon Burke me 18 pikë ishte koshashënuesi më i mirë te Prishtina, kurse u ndihmua edhe nga Wendell Mitchell me 17 pikë dhe Lejson Zeqiri me 14 pikë të tjera.
Te Drita u veçuan Qëndrim Demi me 23 pikë, Isaiah Johnson me 22 pikë dhe Laurant Ibrahimi me 11 pikë, që ishin të vetmit me pikë dyshifrore por nuk mjaftoi për fitore.
Prishtina me 8 fitore e 7 humbje ngritet në pozitën e katërt, kurse seria negative e humbjeve të Dritës shtohet në 15 ndeshje pa fitore.