Futboll

Drita i shkon kampionit, Gjilani pret Llapin

Dy skuadrat gjilanase Drita dhe Gjilani, ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë këtë mesjavë. Drita, që nuk ka nismë të mbarë në këtë kampionat, këtë të marte do të përballet me kampionin në fuqi, Ferroniklin nga Drenasi. Që prej xhiros së parë, kur shënoi fitore ndaj Trepqës nga Mitrovica, Drita nuk ka marrë asnjë pikë tjetër edhe përkundër se pati ndryshime në përbërje të lojtarëve dhe në shtabin teknik. Drita, që tashti udhëhiqet nga boshnjaku Amir Alagiq, do të mundohet që të shkëpus ndonjë pikë në Drenas.

Drita radhitet në vendin e dymbëdhjetë në tabelë me një fitore e gjashtë humbje, derisa Ferronikli është radhitur në vendin e gjashtë me katër fitore e tri humbje.

Gjilani, që sivjet po lë përshtypje të mira, këtë të mërkurë në shtëpi të vet e pret Llapin nga Podujeva. Gjilani deri më tashti ka shënuar katër fitore, një barazim e dy humbje dhe momentalisht është ranguar në pozitën katër, derisa Llapi ka shënuar pesë fitore dhe 2 barazime dhe është një pozitë më lartë se sa Gjilani. Kjo ndeshje zhvillohet të mërkurën.

You Might Also Like