Arti pamor

EDHE ME KAPAKË TË UJIT NGJYRA E LULEVE ËSHTË E BUKUR

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë dëshmuar kreativitetin e tyre gjithëherë, duke na dhuruar vepra arti me materiale të ndryshme.

Holli i shkollës mbanë qindra punime në pikturë, grafikë, skulpturë e zhanre të tjera të artit, të gjitha këto të punuara nga nxënësit artistë.

Nën përkujdesjen e mësimdhënëses së tyre, Magbule Xhemaili, ata edhe këtë fundvit shkollor e lanë një trashëgimi të pasur të veprave artistike e një e tillë e veçantë ishte edhe ajo e ditëve të fundit, kur me kapakë të shisheve ata ndërtuan lule me ngjyra të ndryshme

Ata me materiale recikluese  bënë këto punime që do të vendosen në oborr, kopshte nëpër rrethojat e jashtme e kudo tjetër për t’i dhënë edhe më shumë bukuri këtyre ambienteve.

Mësimdhënësja Magbule Xhemaili, ka theksuar se kapakët ishin dhuratë nga Korporata Rugove, derisa disa nxënës janë paraqitur në mënyrë vullnetare që të punojnë dhe ia dolën shumë mirë, duke krijuar vepra artistike.

Tashti, kur këto punime janë ekspozuar kudo nëpër shkollë dhe gjithëkush që hynë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmet” dhe sheh këto punime të mrekullueshme, mbetet i mahnitur me kreativitetin dhe shijen e nxënësve, andaj me plotë të drejtë thonë se me kapakë të ujit RUGOVE edhe ngjyra e luleve është më e bukur!

You Might Also Like