Sport Club Gjilani komunikon zgjatjen e bashkëpunimit me Edison Kqikun, kapitenin e skuadrës.
Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Kqiku barti mbi supe barrën e ekipit pasi u gradua me shirtin e kapitenit në edicionin e fundit, duke zhvilluar ndeshje mjaft pozitive dhe duke qenë njëri ndër protagonistët e skuadrës.
Drejtori sportive Ertan Demiri ka prezantuar arritjen e bashkëpunimit me Kqikun, derisa i ka uruar shumë fat dhe sukses në sfidat e radhës të cilat e presin atë dhe gjithë skuadrën.