LAJME

Është pensionuar profesoresha Mevlyde Zejnullahu

Është pensionuar mēsimdhënësja Mevlyde Zejnullahu, e cila sot ka arritur moshën 65-vjeçare, pas 36 viteve punë në arsim.

Mevlyde Zejnullahu ka qenë edhe këshilltare komunale në një mandat.

Atë e ka uruar djali Labinoti.

Sot pas një karriere mbi 36 viteve si mësimdhënëse, po e përmbyll një kapitull që ka lënë gjurmë të thella në jetët e shumë nxënësve dhe kolegëve.

Kohëra të ndryshme, jo të lehta dhe me plot sfida mirëpo të gjithë kemi mësuar nga pasioni yt, durimi dhe dashuria ndaj punës dhe jetës.

Profesioni i mësimdhënësit është profesion fisnik dhe bujar, profesion i shenjtë që edhe njeriun i cili i shërben atij e shëndërron në të tillë.

Ti i shërbeve aq gjatë me përkushtim dhe çiltërsi prandaj jemi krenar dhe me kokën lartë mburremi për ty.

Tani, kapitulli i ri po fillon në jetën tënde dhe uroj që pensionimin ta gëzosh me respektin, edukatën dhe kulturën që e ke lënë pas sepse ato do të jetojnë përgjithmonë.

Falemnderit për dashurinë e dhënë gjatë krejt këtyre viteve, dhe shpresoj që edhe për shumë gjatë të jesh pranë nesh.

You Might Also Like