Libri

“Fermë kafshësh” – Xhorxh Orueli

(analizë artistike)

“Fermë kafshësh” – Xhorxh Oruel

(analizë artistike)

 

Tregimi satirik-parabolik “Fermë kafshësh”/ “Ferma e kafshëve” është publikuar në shkurt të vitit 1944. Xhorxh Orueli qëllimisht e shkroi atë në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme, në mënyrë që përkthyesit (veçanërisht ata në rusisht) të mund t’ia përçjnë me lehtësi kuptimin e tij të vërtetë te çdo lexues, madje edhe ata më të painformuar.

Libri, i cili është i përbërë nga dhjetë kapituj, është një antiutopi klasike bazuar në ngjarje të vërteta historike që janë zhvilluar në Rusi nga vitit 1917 deri në atë 1944.

Vepra hapet me fjalimin e derrit të vjetër Prijësit (prototipi – Lenini), i cili u bën thirrje kafshëve (punëtorëve dhe fshatarëve) për të luftuar kundër njerëzve (klasës sunduese). Kapitulli i dytë tregon për luftwn ilegale, kryengritjen spontane të kafshëve të uritura kundër zotëri Xhonsit (prototipi – cari Nikollai II) dhe shndërrimin e “Oborrit të zotëriut” (Perandorisë ruse) në “Farmë kafshësh” (BRSS). Në pjesën e tretë të veprës, autori pasqyron punën tronditëse të shtetit të ri, në të katërtën tregohet raporti i fermave (shteteve) fqinje – Mashtruesit (SHBA), zotëri Kalmingtonit (prototipi – Uinston Çerçili) dhe Grindaveci (prototipi – Gjermania) zotëri Peterit (prototipi – Adolf Hitleri) ndaj fermës së re.

Kapitulli i pestë i historisë tregon për arratisjen nga “Ferma e kafshëve” të inteligjencës të personifikuar në imazhit të pelës Moli, e cila e do sheqerin e trashë dhe shiritat me shumë ngjyra, të “gatuara” nga Rrwnuesi (prototipi – Lev Trocki) i mullirit të erës (NEP – politikës së re ekonomike të BRSS, që filloi në vitet ‘20 të shekullit XX) dhe me ndërhyrjen e derrit inteligjent dhe të ngathët (në shikim të parë) Napoleonit të patundur (prototipi – Josif V. Stalini).

Në kapitullin e gjashtë të veprës Orueli pasqyron punën e vështirë të kafshëve, lindjen në shoqëri të nevojës për mjete, të cilat përpunoheshin jashtë kufinjve të fermës (importi nga jashtë), vendosja nga Napoleoni i një politike të re të tregtisë me botën botën e jashtme.

Në këtë fazë të zhvillimit historik të fermës (BRSS), derrat vendosen në shtëpinë e zotëriut (në kundërshtim me shtatë urdhëresat e vendosura nga Prijësi, të cilat ata gradualisht fillojnë t’i rishkruajnë) dhe fillojnë të kërkojnë një armik të brendshëm (mulliri i shkatërruar nga era me një shtytje në lehtë të Informatorit (prototipi – Vjaçeslav Molotov) shdërrohet në sabotazh të Rrwnuesit i cili arratiset nga qentë e Napoleonit (strukturat sovjetike të sigurimit).

Në kapitullin e shtatë të “Fermë kafshësh” kemi restaurimin e mullirit të erës (imazh simbolik i cili daton që nga Servantesi), fermën e pllakos uria, pas së cilës zhvillohen dënimet demonstrative të mbështetësve të Rrënuesit.

Kapitulli i tetë rrëfen për kultin e personalitetit të Napoleonit (Stalinit) dhe Betejës afër mullirit të erës (Lufta e madhe patriotike). Në kapitullin e nëntë kafshët ndërgjegjësohen dhe i kuptojnë vështirësitë e jetës së lodhshme, në të dhjetën – Orueli na paraqet tablonë e të tashmes dhe të ardhmes së Anglisë (prototipi – Evropa), në të cilën fermat e njerëzve e pranojnë atë të kafshëve, kurse banorët e kësaj të fundit arrijnë në përfundim që derrat të cilët i udhëheqin nuk kanë kurrnjë dallim nga njerëzit (armiqtë – kapitalistat).

Përballja e brendshme politike midis njerëzve (të pasurve) dhe kafshëve (të varfërve) përfundon me formimin e një shoqërie të re ideale të bazuar në parimet e barazisë. Shtresëzimi brenda botës së kafshëve ndodh gradualisht, por fillimet e tij janë tashmë të dukshme në veprimet e para të derrave (promovimi i tyre në pozicione drejtuese gjatë takimeve të përgjithshme, përzgjedhja e qumështit dhe mollëve nga kafshët). Arritja në pushtet e Napoleonit portretizohet edhe si e natyrshme (banorët e fermës janë mësuar me udhëheqjen e tij), edhe si e imponuar (ai mbështetet nga nëntë qenë të egër). Duke blerëguar sloganet politike (“Katër këmbë janë të mira, dy janë të këqija!”, “Katër këmbë janë të mira, dy janë më të mira!”) Delet simbolizojnë popullsinë e pashkolluar të fermës (BRSS), tw cilat i shkojnë përshtat autoriteteve. Forcimi i pozitës udhëheqëse të Napoleonit ndodh përmes gënjeshtrave dhe mashtrimeve: shtatë urdhëresat e shkruara në murin e hambarit, vazhdimisht ndryshojnë, duke marrë kuptim të ri sipas nevojave të udhëheqësit; gjithçka që ndodh në fermë kthehet përmbys nga Informatori. Historia e “Fermës së kafshëve” përfundon me krijimin e marrëdhënieve miqësore me njerëzit dhe ngjashmërinë e plotë të derrave mer ta. Derrat fillimisht fillojnë të ecin në dy këmbë, pastaj të veshin rroba si njerëzit dhe t’u ngjajnë fizionomive njerëzore me turinjtë e tyre.

Personazhet artistike të heronjve kryesorë kanë prototipe konkrete historike (Nikollai II, Stalini, Trocki, Molotovi), ​​ose prototipa të përgjithësuar. Kali i zellshëm me emrin Luftëtari simbolizon klasën punëtore, e cila mundësinë e vetme për të përmirësuar jetën e vet e sheh përmes punës së përditshme.

Sa më e vështirë bëhet situata në fermë, aq më shumë angazhohet në punë kali. Ushtari i beson verbërisht shokut Napoleon, herë pas here dyshon në atë që i tregon Informatori, por megjithatë çdo herë ai shkon në restaurimin e mullit të erës, duke shpenzuar në këtë si punën ashtu edhe kohën e vet.

Pulat e shumëvuajtura, të detyruara t’i japin vezët e tyre për shitje (në mënyrë që Napoleoni të mund t’i përdorte paratë e fituara për të rimbushur rezervat e fermës së uritur) dhe që vdesin periodikisht nga trazirat e brendshme, por edhe nga shpifjet për to (disa zogj ekzekutohen sepse kishin ëndërruar se kishin bashkëpunuar me Informatorin), janë personifikim simbolik i fshatarësisë sovjetike.

Shtresa disidente e shoqërisë përfaqësohet nga gomari i vjetër Benjamini, i cili kryesisht ishte i heshtur, por herë pas here ua “hapte sytë” kafshëve për veprimet e autoriteteve (për shembull, kur furgoni i rrjepësit e merr Luftëtarin e sëmurë jashtë fermës). Pikërisht ky hero e kupton esencën e asaj që po ndodhte në Fermën e kafshëve më mirë se kushdo tjetër: “Ata kurrë nuk kanë jetuar më mirë ose më keq – uria, puna rraskapitëse dhe pritjet e zhgënjyera, ky, dekalronte ai, është ligj i pandryshueshëm i jetës”.

Kleri në rrëfimin e Oruelit është mishëruar në personazhin artistik të Moisiut – korbit të zbutur dhe të preferuar të zotëri Xhonsit (një emërtim tjetër aludues, i cili vë në pah bazën biblike të personazhit). Këtë personazh lexuesi e hasë dy herë: para kryengritjes së kafshëve (koha e perandorisë ruse dhe lulëzimit të ortodoksisë) dhe pas Luftës afër mullirut të erës (ringjallja e pjesëshme e ortodoksisë pas mbarimit të Luftës së madhe patriotike).

Përfundimi i “Fermës së kafshëve” mund të quhet profetik: Orueli, i pavetëdijshëm për këtë, e parashikoi formimin gradual të BRSS në rrugë të kapitalizmit (bashkimi i derrave me zotëri Kalmingtonin) dhe kthimin e emrit të dikurshëm “Ferma e zotëriut” (Federata Ruse, në vend të Perandorisë së shkatërruar ruse).

Dr. Selim Sylejmani

You Might Also Like