Sportet me dorë

FJOLLA SHABANI RIKTHEHET TE DRITA

Volejbollistja e re gjilanase, Fjolla Shabani i është rikthyer kampionit në fuqi, KV Drita.

Në një prezantim zyrtar në zyret e klubit më të trofeshëm në volejbollin e femrave, Shabani ka folur rreth përvojës së saj në Prishtinë dhe rikthimit në KV Drita.

“Jam e lumtur që jam rikthyer në klubin ku fillova volejbollin. Dua të falënderoj të gjjthë për besimin dhe shpresoj në përvoja të reja me KV Drita, posaqërisht në kampionatin ballkanik të klubeve.” – ka theksuar Shabani.

Ardhjen e Fjolla Shabanit e ka mirëpritur edhe kryetrajneri i skuadrës gjilanase Lorik Ilazi.

“Ardhja e Fjollës është një adut i mirë për skuadrën. Tash kur kemi filluar përgatitjet dhe po bëhemi gati për kampionatin ballkanik të klubeve, Fjolla do t’i japë energji të re skuadrës, për të qenë pjesë të sukseseve të përbashkëta në të ardhmen” – deklaroi Ilazi.

Drita do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të klubeve, që do të mbahet në fund të shtatorit në Bosnjë.

Krahas Dritës, që do ta përfaqësojë Kosovën, pjesë e kësaj gare do të jenë edhe ekipet nga Rumania, Mali i Zi, Serbia, BeH dhe Turqia.

You Might Also Like