Futboll

Gjilan sërish tregon forcën e vet

Gjilani ka arsyetuar epitetin e favoritit në ballafaqim me Vushtrrinë, të cilën e ka mundur me rezultat 2:0, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë. Goli i parë erdhi pas mbizotërimit në fushë nga ekipi kuq e bardhë. Goli i parë erdhi pak para se të mbyllej pjesa e parë e ndeshjes. Shqiptari Greca, ka shpërthyer nga e majta, ka harkuar në brendi, ku më së larti është shkëputur kroati Tomisllav Bushiq që me kokë e ka futur topin në rrjetë.

Goli i dytë i gjilanasve ka ardhur në minutën 80, kur Hajdari që ka pranuar një top nga thellësia e fushës, është futur në brendi dhe me urti e ka dërguar topin në rrjetë për 2:0.

You Might Also Like