Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, ka pritur në zyrën e tij kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani me të cilën kanë biseduar në lidhje me komunat që i drejtojnë.
Hyseni ka thënë se me kënaqësi të veçantë ka pritur në takim kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani. „U takuam përsëri dhe biseda vazhdoi aty ku e kishim lënë.
Komunat dhe qytetet tona janë të pandashme nga njëra-tjetra. U zotuam për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve tona.
Së shpejti, bashkë me ekipet tona, do të takohemi përsëri në Preshevë!”, ka thënë Hyseni.