Vllaznia e Pozheranit do të përforcohet me dy lojtarë të Sport Club “Gjilanit”.
Burime të Gazetës “Sheshi” bëjnë të ditur se Art Ramadani (sulmues anësor) dhe Redon Ismajli (mesfushor) do të bashkohen me Vllazninë e Pozheranit për stinorin 2021/22.
Ramadani dhe Ismajli vijnë nga akademia e klubit të Gjilanit dhe kanë stërvitur me ekipin e parë.
Vllaznia e Pozheranit do të luajë ndeshjen hapëse për stinorin e ri ndaj FC Ferizajit më 28 gusht.
Përforcimet e reja, Ismajli dhe Ramadani priten të jenë të gatshëm për atë ndeshje.
Sport Club “Gjilani” do të huazojë disa lojtarë në klubin e Vitisë.
Burime të Gazetës “Sheshi” bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi Albin Halimi, sulmuesi anësor Ismet Hamdiu dhe mesfushori Omer Shemsiu do të huazohen te Vitia.
Vitin e kaluar ata kanë qenë pjesë e juniorëve, ndërsa këtë vit janë stërvitur me ekipin e parë.
Sezoni i ri do t’i gjejë ata si lojtarë të Vitisë, e cila luan në Ligën e Parë të Kosovës.
Vitia stinorin e ri pritet të jetë “arrë e fortë” për kundërshtarët në krye me trajnerin e tyre Trimnor Hasanin.