Futboll

Gjilani me pesë mungesa përballë Dritës

SC Gjilani gati asnjëherë nuk ia ka dalë të jetë komplet në paraqitjet e tija, kurse ka ndodhur edhe që të sjellë përforcime që erdhën e shkuan të lënduar pa luajtur asnjëherë.

Edhe në përpalljen me Dritën këtë të mërkurë, Gjilani do të ketë shumë mungesa, pesë sosh, që gjithsesi se janë lojtarë të rëndësishëm.

Kështu në këtë ndeshje do të mungojnë mbrojtësi kroat Ivan Fustar, vëllezërit nga Bregu i Fildishtë Keita Aziz dhe Keita Razak, sikurse që do të mungojnë edhe malazezi Darko Nikaç dhe krpoati Tomislav Bushiç. Të gjithë këta lojtarë janë të lënduar.

You Might Also Like