Futboll

Gjilani pëson për herë të tretë radhazi

Ballkani – Gjilani 2:0 (1:0)

Shënues: Arbër Prekazi 45+2’ (autogol), Meriton Korenica 88’

Si rëndom Gjilani nuk po qëndron deri në fund të ndeshjes dhe kjo është humbja e tretë radhazi për ekipin kuq e bardhë.

Kësaj here Gjilani u përball me kampionin në fuqi Ballkanin e Suharekës, me të cilin pati një paraqitje të mirë, por jo të mjaftueshme sa për të nxjerrë së paku një pikë.

Vendasit që më shumë e deshën fitoren, në pjesëlojanë e parë e qëlluan tërthorësen nëpërmjet Nazim Gripshit, kurse kur po pritej përfundimi i pjesëlojës së parë dhe kur pritej që ekipet të shkojnë në pushim, pas një aksioni të Ballkanit dhe dy herë intervenimit të portierit të Gjilanit, Enea Koliqi, topi i dëbuar nga ai ra në këmbën e Arbër Prekazit dhe prej aty u fut në rrjetë për 1:0.

Në pjesëlojën e dytë Gjilani ishte më i mirë dhe më shumë rrezikoi, por pa ia dalë që të shënojë e në minutën 88, pas një aksioni të Ballkanit ishte Meriton Korenica që vulosi fatin e këtij takimi për fitoren e Ballkanit 2:0./kryelajmi.com/.

You Might Also Like