Ka përfunduar dueli i vetëm në kuadër të Kupës së Kosovës në fazën 1/16 e finales, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjilani e ka mposhtur thellë KEK-un me rezultat prej 5 me 0, teksa ka kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.
Golat për “kuqebardhët” i realizuan Darko Nikaç (x2), Muhamed Useini, Fiton Hajdari dhe Tomisliav Busiç.
Takimi u luajt në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, ku edhe do të luajnë Drita dhe Gjilani gjatë gjysmë-stinorit pranveror.
Gjilani do të luaj edhe në vikend, në Suharekë luhet takimi i mbetur mes tyre dhe Ballkanit.
/GazetaSheshi/