Sa herë që marrin pjesë në gara, ato gjithherë në gjoksin e tyre stolisen me medalje, sa të arta, sa të argjendta e sa të bronzta, por kurrë nuk janë pa to. Të udhëhequra nga kryetrajneri i tyre Hazir Alidema, gjimnastet e reja të Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” sigurt po marshojnë drejt majave të gjimnastikës kosovare.
Puna e madhe dhe përkushtimi në ushtrime, gjimnasteve të reja edhe kësaj here u është shpaguar, ngase Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”, në garat e mbajtura nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës, fituan katër medalje në Grupin B.
Kështu Erleta Sopi u radhit e dyta në kapërcime, Alea Alidema zuri vendin e tretë në akrobaci, gjë të cilën e bëri edhe Lorena Idrizi që zuri vendin e tretë akrobaci, kurse grupin e medaljeve e përmbylli Jona Bajrami që zuri vendin e tretë në kapërcime.
Këto vajza dhe shoqet e tjera të klubit kanë për të dhënë edhe më tepër për gjimnastikën tonë, ngase e ardhmja është e tyre./kryelajmi.com/.

