Viti

Haliti: Toleranca ndër-etnike dhe ndër-fetare është një vlerë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku po diskutohet mbi bashkëjetesën ndërfetare dhe ndër etnike në Viti.

Në hapje të takimit, kryetari Haliti duke elaboruar realitetin sa i përket komunës së Vitisë në këtë drejtim, ka thënë se Toleranca ndër-etnike dhe ndër-fetare është një vlerë e cila duhet të kultivohet edhe në të ardhmen në Viti.

“Fakti që sot jemi mbledhur të gjithë në një tryezë të përbashkët për kundër dallimeve fetare e etnike është dëshmi se në këtë komunë në harmoni të plotë bashkëjetojnë komunitet me dallime dhe pikëpamje të ndryshme por gjithnjë duke respektuar të drejtën njëri tjetrit. Kjo bashkëjetesë vërehet dukshëm te respekti që jo vetëm klerikët fetar i bëjnë njëri tjetrit përmes urimeve që përcjellin në festat e religjioneve të ndryshme por edhe të vizitat pa paragjykime që bëjnë besimtarët e komuniteteve të ndryshme në objektet fetare. Nuk duhet harruar që të gjitha format e bashkëjetesës ndërfetare tek qytetarët në përgjithësi në Komunën e Vitisë, kanë mbijetuar dhe mund të thuhet edhe kanë lulëzuar gjatë shekujve.Përderisa një pjesë e botës po përballët me rreziqet që vijnë si pasojë e ekstremizmit të dhunshëm, por edhe radikalizmit që mund të shpie në terrorizëm tek ne vazhdon të mbijetoj toleranca, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellët”, tha Haliti.

Sipas tij, në ditët e sotme është shumë e nevojshëm bashkëpunimin gjithëpërfshirës të komunitetit në parandalimin e përhapjes se ideologjive të dëmshme për shoqërinë.

You Might Also Like