SPORTI

Hasan Bunjaku nderohet për gazetari sportive

Në kujtesë të lexuesëve kanë mbetur sidomos shkrimet nga sporti në gazetën e përditshme “Rilindja”.

Gazetari doajen nga Gjilani, Hasan Bunjaku, është nderuar për punën e tij shumëvjecare në gazetarinë sportive. Klubi i Futbollit Bashkimi nga Gjilani, në 75- vjetorin e themelimit, në mesin e shumë laureatëve, ka nderuar edhe gazetarin Hasan Bunjaku, i cili me dekada me radhë kishte punuar për mediume të ndryshme kosovare, por që pos shumë raportimeve nga aktualiteti politik, kultura e në zhanre të ndryshme të gazetarisë, në kujtesë të lexuesëve kanë mbetur sidomos shkrimet nga sporti në gazetën e përditshme “Rilindja”.

Bunjaku ka raportuar për të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar në Gjilan, sikurse edhe jashtë Gjilanit, ai palodhshëm u angazhua që para lexuesëve të raportojë edhe për aktivitetet sporive në kushte okupimi në gazetën “Bujku”, sikurse që edhe pas luftës i mbeti besnik profesionit të gazetarit deri në mbylljen e të përditshmes “Rilindja”.

Plaketën gazetarit Hasan Bunjaku ia dhuroi kolegu, Nehat Nuhiu, komentator në Supersport dhe Radio Kosova./Kryelajmi/.

You Might Also Like