Viti

Humbë betejën me KOVID   edhe një zyrtar komunal  në Viti

Komuna e Vitisë ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së tij.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit tanë komunal, Rexhep Sinani i cili ka shërbyere për shumë vite në drejtorinë e Financave në Viti. Ky lajm i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë punëtorëve të administratës komunale të Vitisë dhe të gjithë atyre që njohën Rexhep Sinanin.

Komuna jonë ka humbur sot një zyrtar të zellshëm dhe një njeri të mirë dhe të afërt. Andaj si Kryetar i kësaj komune dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sinani nga Mogilla e Kllokotit, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rexhën.
Ngushëllime!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Rexhep Sinani, ka disa ditë që ishte në trajtim spitalor dhe ishte i infektuar me koronavirus, por së fundmi pas testimit kishte rezultuar negativ, thanë nga institucionet shëndetësore të Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like