Gjilan

Hyseni: Parandalimi dhe zvogëlimi i rreziqeve për jetën dhe pronat e qytetarëve tanë, një nga objektivat kryesore të qeverisjes

Parandalimi dhe zvogëlimi i rreziqeve për jetën dhe pronat e qytetarëve tanë, një nga objektivat kryesore të qeverisjes sonë
Pas paralajmërimeve të IHMK rreth mundësisë së vërshimeve nga reshjet e shiut, paraprakisht, më datë 17, 18 dhe 19 janar, kemi ndërmarrë masat e nevojshme në zvogëlimin e rrezikut, duke pastruar, zgjeruar dhe thelluar rreth 400-500m gjatësi të lumenjve në 5 pika të ndryshme.
Fatmirësisht, rajoni ynë nuk kishte reshje të intensitetit të lartë. Solidarizohemi me të gjitha qytetet e prekura dhe familjet e dëmtuara nga reshjet intensive të ditëve që lamë pas.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

You Might Also Like