Kukësi gjen portier dhe mund të luajë direkt që në ndeshjen e radhës ndaj Teutës për javën e 13-të.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se portieri Betim Halimi, i cili ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Kosovës ka dalë në stërvitje me Kukësin dje dhe sot pritet të bëjë debutimin në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos.
26-vjeçari është që prej qershorit të këtij viti futbollist i lirë, teksa për herë të fundit ka qenë pjesë e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Më parë Halimi ka luajtur në elitën e furbollit ukrainas me Olimpik Donjeck.
Pas dëmtimit të Angelos Tafas, ekipi verilindor e kishte të nevojshme afrimin e portierit, në një kohë që kishte një vend bosh në listën e federimeve.
Duke qenë se deri më tani Halimi ka qenë pa ekip dhe nuk është regjistruar për llogari të ndonjë klubi, kjo i jep të drejtën e federimit direkt me Kukësin, në bazë të rregullores së FIFA-s për lojtarët e lirë.