Ndeshja e katërt finale e Play Off-it ndërmjet KV Skenderaj dhe KV Drita do të zhvillohet nesër (e premte) me fillim në ora 20:00 në Palestrën e Sporteve në Skenderaj. Për këtë ndeshje KV Skenderaj ka paralajmëruar se do të ketë organizim të përkrahësve të tyre në mbështetje për titullin e kampionit, por që Skenderaj duhet të shënojë fitore për të arritur një gjë të tillë. Edhe KV Drita ka atutë e veta dhe pret që kampioni të caktohet në ndeshjen e radhës në Gjilan.
Në rast të fitores së Skenderaj, ky ekip shpallet Kampion i Kosovës për edicionin 2022/23, pasi që ka epërsinë e fitoreve në 2-1, kurse nëse fiton KV Drita do të luhet ndeshja e pestë eventuale, që do të duhej të luhej në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, ngase në pjesën e rregullt të kampionatit, KV Drita ishte e para./kryelajmi.com/.