Sportet me dorë

Ja si përfundoi ndeshja Drita – Šelmy Brno

Kampionia e Çekisë në volejboll, ekipi Šelmy Brno ka mundur ekipin e Dritës së Gjilanit me rezultat 3:0 në sete në ndeshjen e vlefshme të Kupës së CEV në volejboll. Në ndeshjen e zhvilluar pa praninë e publikut, shkaku i covid19, ekipi i Dritës nuk ka mundur t’u rezistojë lojtareve me përvojë të ekipit çek.

Në këtë ndeshja është para dallimi në shtat lartësi i lojtareve ceke, të cilat numrin më të madh të pikëve i kanë fituar nëpërmjet sulmit dhe bllokut, derisa lojtaret e Dritës kanë zhvilluar lojë të mirë në fushë dhe në mbrojtje.

Te lojtaret tona është vërejtur loja në rritje. Në setin e parë gjilanaset janë kufizuar në 14 pikë, derisa në të dytin patën më shumë pikë të grumbulluara 19. Në setin e fundit Drita arriti të grumbullojë 18 pikë.

Pra Drita – Šelmy Brno 0:3 (14:25, 19:25:18:25)

Ndeshja e kthimit luhet nesër në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, kurse ekipi që nga dy ndeshjet ka rezultat më të mirë kualifikohet tutje. Në ndeshjen e radhës Šelmy Brno do të jetë vendase, ngase ekipi çek ka pranuar që të dy ndeshjet t’i luaj në Gjilan.

Kryelajmi.com

 

You Might Also Like