Futboll

Ka ndërruar jetë i riu Bekim Maliqi, ish-futbollist i Dritës

Këtë të mërkurë, papritmas ka ndërruar jetë i riu Bekim Maliqi, i cili në kohërat më të vështira veshi petkun e Dritës, duke qenë lojtar i saj.

 

Me këtë rast, FC Drita i k shprehur ngushëllime familjes të të ndjerit. Në telegramin ngushëllues ndër të tjera është thënë:

 

Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-lojtarit tonë, Bekim Maliqit.

Bekimi mbrojti ngjyrat e Dritës në vitet më të vështira për vendin ato të 90-ta.

E nderuara familje Maliqi, FC DRITA ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Bekën.

Pusho i qetë Bekim!

 

Një dedikim prekës e ka bërë edhe ish-kryetari i  komunës së Gjilanit , Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Jam i tronditur me lajmin për ndarjen papritur nga jeta të mikut tim të madh e gjilanasit tonë, Bekim Maliqi. Shkove herët, Bekë, por do të kujtoj gjithmonë për miqësinë, bujarinë e njerëzinë që e ke shpërfaqur gjithmonë. Ngushëllimet më të sinqeta familjes, shokëve e farefisit. Lamtumirë, miku im!

You Might Also Like