Nga një sulm kardiak në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të mërkure ka ndërruar jetë ish-presidenti i KF Gjilani Shukri Sylejmani. Njoftimi është bërë i ditur nga familjarë të të ndjerit.
Në të thuhet:
•Njoftim mortor!
•Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi•
Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët, se ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë, Shukri SYLEJMANI.
Varrimi i të ndjerit bëhet pas namazit të drekës në varrezat e qytetit në Gjilan (13:00).
Ju apelojmë të gjithë atyre që marrin rrugë në ceremoni të jenë të jenë të pajisura me masa mbrojtëse dhe të kenë kujdes për shkak të pandemisë.
Qoftë në mëshirën e Zotit, Allahu e bëft nga banoret e xhenetit.
Me rrespekt, familja SYLEJMANI!