28 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.812.751 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.581 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257.

Në total numri i rasteve aktive është 1.877.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!