Gjilan

Këtë javë shpallen punimet për ndërtimin e stadiumit të qytetit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit mobilizues me strukturat e nëndegëve në “Qendra”, “Deremahalla” dhe “Iliria”, ka bërë të ditur se këtë jave shpallen punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit.

“Këta javë do të shpallen punimet në ndërtimin e stadiumit të qytetit, i cili do të integrohet edhe në kampusin e shkollave të mesme dhe në projektin e lumit “Mirusha”. Është stadium i kategorisë së katërt sipas standardeve të FIFA dhe UEFA”, ka njoftuar kryetari Haziri

Haziri tha se këto tri lagje janë zemra e qytetit dhe në mandatin e ardhshëm investimet do të shkojnë kryesisht në këtë pjesë, pasi të përfundohet problemi i ndotësve, lumit “Mirusha” dhe “Stanishorka”, të cilët do t’i implementojnë me financim të Qeverisë së Austrisë.

Haziri pohoi se ndihet krenar për faktin se gjatë katër viteve të qeverisjes ka pasur ballancë të investimeve në qytet dhe fshatra.

Në këtë takim, strukturat e partisë shprehën falënderim për kryetarin Haziri që ia ktheu dinjitetin Gjilanit, duke shtuar se janë duke punuar natë e ditë në terren për të vazhduar punët e hajrit për gjilanasit.

You Might Also Like