Këto janë kërkesat e komunitetit serb në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje
Ka përfunduar faza e parë e diskutimeve me qytetarë në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje.
Propozimet janë dhënë edhe nga komuniteti serb.
“Fazën e parë të aktiviteteve për buxhetimin me pjesëmarrje e përfunduam me takimin me banorë nga komuniteti serb, në kuadër të përfshirjes së komuniteteve jo shumicë në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal”, tha Arbenita Sopi Haziri, drejtoresh e Administratës së Përgjithshme
Komuniteti serb propozon:
1. Sallë sportive për shkollën në Shillovë
2. Ndërrimi i gypave të sistemit të ujësjellësit
3. Asfaltimi i rrugës kryesore në Shillovë
Sipas saj, komuniteti serb merr pjesë në buxhetimin me pjesëmarrje dhe vendos për projektet me prioritet!