Futboll

Këto janë të arriturat e SC Gjilanit në stinorin vjeshtor

SC Gjilani ka mbyllur stinorin vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, duke u radhitur në pozitën e tretë, të cilën varet se a do t’a mbajë pasi të zhvillohet edhe ndeshja e mbetur Ballkani – Prishtina, ngase në rast fitoreje apo barazimi, Prishtina do të dimëronte në vendin e tretë, shkruan kryelajmi.com.

SC Gjilani, nga 54 pikë të mundshme, ka marrë 27 pikë, apo 50 përqind të pikëve. Gjatë stinorit vjeshtor 2022/2023, Gjilani ia doli që në portën e kundërshtarëve të shënojë 18 herë, apo mesatarisht 1 gol për ndeshje, kurse portierët e saj 21 herë nxorën topin nga rrjeta, apo mesatarisht pranuan 1,16 gola për ndeshje. SC Gjilani nga 18 ndeshje të zhvilluara pati 7 fitore, 6 barazime dhe 5 humbje.

Golashënuesi më i mirë i Gjilanit ishte Theophilius Solomon, i cili ka shënuar 6 herë i pasuar nga Baton Zabërgja me 3 gola, kurse Albert Dabiqaj dhe Arbnor Ramadani kanë shënuar nga dy gola.

Dështimin më i madh në vitin 2022 i Gjilanit pa dyshim se mbetet largimi i donatorit kryesor Florim Zuka, gjë e cila bëri që klubi të ketë vështirësi financiare, për çka sigurisht se suksesi ka qenë më i vogël. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like