Më datë 17 qershor në Podujevë, për nderë të ditës së çlirimit të Podujevës 19 Qershorit, është organizuar turneu memorial i karatesë i XVIII me radhë “Rahim Curri & Behar Begolli”. Në këtë turne memorial të karatesë morën pjesë 37 klube nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga Mali i Zi. Klubi i Karatesë “DRITA” në këtë turne morri pjesë me 13 garues ku fitoi po aq medalje, ku të gjithë garuesit arritën deri në finale, shtatë (7) prej tyre dolën fitues dhe u stolisën me medalje të arta ndërsa gjashtë (6) të tjerët u stolisën me medalje të argjendta ndërsa juniorja Edisa Beka shpallet garuesja më e mirë e këtij turneu. Njëherit klubi i karatesë “Drita” nga 37 klubet pjesëmarrëse u shpall klubi më i suksesshëm në këtë turne. Kryetari i klubit Arsim Ibrahimi në emër të kryesisë dhe në emër të prindërve falënderon kryetrajnerin Blerim Hajdarin dhe trajnerët Elhami Shabanin dhe Albiona Asllanin për angazhimin dhe kontributin e tyre të pa rezervë dhe në vazhdimësi për arritjen e këtyre rezultateve kulmore. Kur bashkohen kontributi i trajnerit me përvojë mbi 20 vjeçare me energjinë dhe elanin e trajnerëve të rinj (kampion të Kosovës tek seniorët), kur arrihet harmonia në punën ekipore ku funksionon trekëndëshi fëmijë-trajner-prindër atëherë nuk mungojnë assesi as rezultatet. Dhe krejt në fund nuk mbetet tjetër të thuhet përveç se TRADITA VAZHDON.
Të artë: 1. Nart klaiqi, 8 vjeç, kata 2. Erit Bajrami, 12 vjeç, kata 3. Medina Salihu, 14-15 vjeç, kumite, – 54 kg 4. Endrit Beka, kumite, junior, kumite, – 55 kg 5. Edisa Beka, kumite, junior, kumite, – 53 kg 6. Shpresim Shabani, junior, kumite, – 68 kg 7. Elhami Shabani, senior, kumite, – 75 kg
Të argjendtë: 1. Gent Aron Ibrahimi, 10 vjeç, kumite, – 30 kg 2. Atlantik Ukshini, 12 vjeç, kata 3. Atlantik Ukshini, 12 vjeç, kumite, – 45 kg 4. Erit Bajrami, 12 vjeç, kumite, – 50 kg 5. Albiona Asllani, senior, kumite, – 68 kg 6. Benjamin Shabani, senior, kumite, – 75 kg