Komuna e Gjilanit, e para në nivel të Kosovës fillon inspektimin e ndërtesave me ashensorë për gjendjen jo të mirë në aspektin e sigurisë dhe funksionalitetit
Pas pranimit të ankesave
nga banorët e ndërtesave të cilët janë përdorues të ashensorit
, Drejtoria e Inspekcionit ka filluar inspektimin e ashensorëve në mënyrë periodike, duke përfshirë çdo problem potencial teknik, sigurie ose funksionaliteti.


Pas përfundimit të inspektimeve të nevojshme, përfunduam se shumica e ashensorëve janë jo të sigurte dhe jo funksionalë, si dhe nuk janë të pajisur me certifikatë konformiteti. Inspektorët e ndërtimit do të vazhdojnë me inspektime të vazhdueshme deri në zbatimin e rekomandimeve tona.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit
