Viti

Komuna e Vitisë bëhet së shpejti me Plan Emergjent

* Sot është mbajtë takimi i parë i grupit drejtues dhe punues për hartimin e Planit Emergjent për Komunën e Vitisë

Në Viti sot, janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti, dhe përfaqësues të Policës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, Kryqit të Kuq, të bizneseve, shoqërisë civile dhe të tjerë dhe atë për të hartuar së bashku Planin Emergjent për Komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, kërkoj nga të gjithë që të punojnë me përkushtim në hartimin e këtij plani pasi që sipas tij ai është

shumë i rëndësishëm në koordinimin e të gjitha mekanizmave për të vepruar në mënyrë të drejtë në rast të ndonjë rasti emergjent. Në këtë takim u vendos që udhëheqës i grupit drejtues të jetë Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë kurse grupin punues do ta udhëheq zyrtari komunal Naser Haziri.Aziz Zuka

 

You Might Also Like