Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.
Klubi dënon ashpër këto akte të dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngajnë as për së afërmi kulturës së mikëpritjes ndër vite.Ne si klub jemi kategorikisht kunder cdo akti te dhunes ne stadiumet tona dhe se dhuna nuk eshte mjet i joni per arritjen e qellimeve te klubit
Po ashtu, klubi dëshiron të theksojë faktin se personat të cilët e kanë goditur gjyqtarin anësor në fjalë nuk janë persona kompetent dhe nuk mbajnë pozita zyrtare në klub.
Ne ftojmë organet e drejtësisë të merret me rastin dhe presim që të zbardhet sa më parë.
Gjyqtarit në fjalë, komunitetit të gjyqtarëve dhe gjithë opinionit sportive u kërkojmë falje për këto skena të pahijshme dhe premtojmë se do të marrim gjitha masat e duhura që të mos ndodhin asnjëherë tjetër.
SC Gjilani,
23 tetor, 2019