Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj sot e ka vizituar klubin KF Kika, i cili është duke u përgatitur për sezonin e ri 2023/2024, që nis në këtë vikend në Ligën e Parë.
Rahimaj u informua me ecurinë e klubit deri tani para fillimit të sezonit.
KF KIKA e falënderon kryetarin Rahimaj për përkushtimin që është duke e treguar në vazhdimësi për klubin nga Hogoshti, që garon në Ligën e Parë të Kosovës.