Kryetari Haliti vizitoi Njësinë e Menaxhimit të Mbeturinave “Ecohigjena” në Viti
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot Njësinë e Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave “Ecohigjena” në Viti, ku është pritur nga përgjegjësi Haxhi Qerimi.
Me këtë rast kryetari Haliti është njoftuar me punën e kësaj kompanie si dhe ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes tyre.
Ai ka parë edhe nga afër 66 kontejnerë metalik, që ka përfituar komuna e Vitisë, nga projekti i GIZ-it gjerman në kuadër të grandit të perfomancës “Mjedisi i pastër” të cilët do të shpërndahen në këtë komunë për konsumatorët.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Nexhmedin Jakupi si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të kryetarit Haliti.
Me këtë rast Kryetari Haliti, ka kërkuar nga qytetarët e komunës së Vitisë, që të paguajnë faturat e mbeturinave dhe të përfshihen sa më shumë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.
Aziz Zuka