Gjilan

Kryetari Hyseni: Banorëve të Cërnicës po u mundësojmë infrastrukturë moderne

Kryetari Hyseni: Banorëve të Cërnicës po u mundësojmë infrastrukturë moderne

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar punimet infrastrukturore në fshatin Cernicë, ku ka thënë se banorëve atje po u mundësohet infrastrukturë moderne.

Kryetari Hyseni ka theksuar se Komuna po kujdeset për infrastrukturën e çdo fshati.

“Nga rrugë me gropa e mungesë asfalti, rrugët e fshatit Cërnicë po shtrohen me asfalt, duke iu mundësuar kështu banorëve infrastrukturë moderne e qasje më të lehtë e më të shpejtë për në qytet.

Po kujdesemi për infrastrukturën e çdo fshati”, ka thënë kryetari Hyseni.

You Might Also Like