Viti

Kryetari i Vitisë reagon lidhur me stërzgjatjën e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti reagon lidhur me stërzgjatjën e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan,  thotë se për këtë po merr edhe shqetësime të vazhdueshme nga vetë qytetarët.

REAGIMI I KRYETARIT HALITI:

Duke parë stërzgjatje e punimeve në projektin infrastrukturor të rrugës Viti-Kllokot-Gjilan dhe të ankesave dhe të shqetësimeve të përditshme të qytetarëve tanë,  publikisht shprehi shqetësimin tim për këtë projekt infrastrukturor i cili pos që është duke u stërzgjatur nuk po bëhet edhe në cilësinë e duhur.

Ndonëse punimet në këtë projekt infrastrukturor kishin filluar në tetor të vitit 2020  edhe pas gati 4 vite akoma ato nuk kanë përfunduar duke shkaktuar telashe të shumta qytetarëve tanë,  jo vetëm të Vitisë por edhe të komunave tjera të cilat përdorin këtë rrugë.

Edhe pse kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë  për komunat e regjionit, pasi që lidh mes vete disa komuna akoma po vazhdon një gjendje jo e mirë e kësaj rruge duke krijuar  vështirësi të mëdha në qarkullim.

Mos trajtimi i këtij projekti me prioritet dhe shpejtësi, po ju sjellë dëme qytetarëve qoftë në mjetet e tyre motorike, konkretisht prishje si pasojë e rrugës së keqe, shfrytëzimit të rrugëve të tjera alternative, shpenzimeve në derivate dhe të tjerë.

Gjithashtu qytetarët po e kanë të vështirë të marrin shërbimet e domosdoshme në Gjilan, si shërbimet shëndetësore, administrative dhe arsimore.

Prandaj duke i ditur të gjitha pasojat, që po sjellë mos përfundimi i këtij projekti dhe rëndësinë që ka ajo por edhe shqetësimet e qytetareve  kërkojmë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, që projekti të përfundoj sa më shpejt!. Aziz Zuka

You Might Also Like