Viti

Kryetari Sokol Haliti dhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi me të cilët priten të realizohen projekte të shumta në infrastrukturën rrugore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi pos që është biseduar rreth projekteve të shumta infrastrukturore Ministri Lekaj dhe Kryetari Haliti, kanë nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me të cilën pritet të realizohen projekte të shumta në fushën e infrastrukturës.

Gjithashtu është biseduar edhe për kyçjen e qytetarëve vitias në autostradën “Arben

Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë dhe u potencua se për këtë çështje ka një vendim ndërministror të marrë nga ish qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me z. Isa Mustafa.

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi të bashkëpunimit nga të dyja palët do të ketë ndikim pozitiv për qytetarët por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. “ Ne si Ministri e Infrastrukturës dhe si Qeveri e Kosovës, do të jemi mbështetës të fuqishëm të gjitha komunave të Kosovës, në veçanti të kësaj ane sepse ne mendojmë që kjo pjesë meriton më shumë të zhvillohet në infrastrukturë rrugore por edhe në segmente të tjera që janë vitale për qytetarët”, u shpreh Lekaj. Ai shtoj se po vijnë ditë të mira për këtë anë , pasi që sipas tij është koha që të përfundohet e gjithë infrastruktura. Ai shtoj se kryetari Haliti, do të këtë mbështetjen e fuqishëm për zhvillimin infrastrukturor nga kjo ministri dhe nga qeveria e Kosovës.

Pas këtij takimi kryetari Haliti, duke u prononcuar per medie, tha se ai ndihet i nderuar me vizitën e Ministrit Lekaj, duke e cilësuar njëherit këtë takim si të frytshëm dhe në interes të qytetarëve vitias, pasi që është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. “ Me të vërtetë jemi të nderuar që sot në vizitë e kemi Ministrin e Infrastrukturës, z. Pal Lekaj me bashkëpunëtor të tij. Vërtetë ky takim ka qenë shumë i frytshëm, pasi që sot gjithashtu kemi nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi dhe atë për shumë projekte të cilat do të realizohen në Komunën e Vitisë, në sferën e infrastrukturës të cilat janë në vazhdim e sipër”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se beson se Ministri Lekaj dhe Kabineti i tij do ta ndihmoj këtë komunë, në mbulimin e deficiteve në projekte infrastrukturore duke shtuar se ato do të përfundohen siç duhet dhe atë në të mirën e qytetarëve vitias.

Gjithashtu u bë me dije se në këtë takim Kryetari Haliti dhe Ministri Lekaj, kanë

biseduar edhe për nevojat e tjera që ka kjo komunë. E me këtë rast kryetari Haliti, shtoi se komuna e Vitisë, është një nga komunat në regjion që ka ende nevojë për investime në infrastrukturë. Megjithatë kryetari Haliti tha se gjatë këtij takimi, ata janë pajtuar që të financohen edhe projekte të tjera si: Lidhja e Vitisë me 12 fshatra, si dy Sllatinat, Trestenikun, rrugën alternative për Stubëll të Epërme që do të lidhë këtë lokalitet me Vitinë dhe me fshatin Stanqiq si dhe lidhjen e Gjilanit me Kumanovën e Republikës së Maqedonisë.

Në takimin e sotëm ata kanë biseduar edhe për projekte të tjera infrastrukturore si në grykën e fshatit Letnicë, rrugën që lidhë me Kaçanikun e vjetër dhe me këtë rast Kryetari Haliti shtoj se kto rrugë janë edhe në interes të eko turizmit.

I pyetur nga gazetarët lidhur kyçjen e qytetarëve Vitias në autostradën “Arbenë Xhaferi” përmes fshatit Gërlicë, Ministri Lekaj, potencoj se është e drejtë që Kryetari Haliti por edhe qytetarët vitias të kërkojnë kyçjen në këtë autostradë përmes fshatit Gërlicë duke thënë se do të

marrin një vendim në favor të kësaj ane. Ai shtoj se për këtë çështje ata kanë edhe një vendim ndërministror të marrë nga ish qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me z. Isa Mustafa duke shtuar se nëse është e ligjshme ata do ta trajtojnë atë. Aziz Zuka

You Might Also Like