LAJME

Ku u tretën shenjat në rrugën Zhegër – Stançiq

Rruga Zhegër – Stançiq mëton që të bëhet rrugë që do të ketë dalje ndërkombëtare, ngase me të madhe është duke u punuar në ndërtimin e vendkalimit kufitar Kosovë – Maqedoni. Megjithatë, infrastruktura rrugore nuk është ajo që do të duhej të ishte. Në këtë rrugë mungojnë tabelat e informimit që tregojnë vendbanimet, sikurse që mungojnë edhe shumë shenja të tjera.

Një shqetësim të tillë e ka ngritur edhe Demir Krasniqi, qytetar, i cili me disa mysafirë të tij kishte vizituar fshatrat e Grykës së Karadakut, por pa mundur të orientoheshin se ku gjendeshin, ngase shenjat mungojnë.

Për një gjë të tillë është në dijeni edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka theksuar se kjo rrugë që mëton të bëhet edhe ndërkombëtare është nën përgjegjësinë e ministrisë gjegjëse dhe se ia kanë bërë me dije këtë problem. Haziri beson se krahas hapjes së vendkalimit ndërkombëtar që prej Gjilani dërgon në Kumanovë, do të punohet edhe në këtë drejtim, duke u vendosur shenjat gjegjëse.

You Might Also Like