LAJME

Kurteshi ngre problemin e moszbatimit të njohjes se diplomave të Universiteteve të Kosovës nga ana e Serbisë

Deputeti i Kuvendit te Republikës, njëherit përfaqësues në Komisionin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare te PBEJL-së, për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë,  Ismajl Kurteshi po merr pjesë në takimet e rregullta të këtij Komisioni, të cilat janë organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, e që po mbahen në Stamboll dhe Bursa të Turqisë . Punimet do të zhvillohen sot dhe nesër (21-22 prill 2017). Raportues për Komisionin është delegacioni i Turqisë.

Deputeti Kurteshi ne fjalën e tij theksoi problemin e mos zbatimit të njohjes se diplomave të Universiteteve të Kosovës nga ana e Serbisë,  edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel ne mes Prishtinës e Beogradit për njohje të diplomave. Ai theksoi problemin e studentëve të Preshevës e Bujanovcit të cilët studiojnë në Kosovë, të cilëve nuk u njihen diplomat në Serbi. Nga të gjitha delegacionet, në veçanti nga delegacioni i Beogradit ,  Kurteshi kërkoi që të shtyjnë përpara zgjedhjen e  këtij problemi të rëndësishëm- të impelentimit të marrëveshjes e kjo do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit regjional, për të cilin është thirrur edhe ky takim.

You Might Also Like