Klubi i Volejbollit Drita ka mposhtur edhe një rival tjetër në rrugëtimin e saj drejt titullit të kampionit. Këtë të enjte vashat gjilanase ishin më të mira se Kastrioti i Ferizajt, të cilin e mposhtën me rezultat të pastër 3:0. Lojtaret e Dritës e kanë nisur furishëm, duke qenë tejet bindëse në setin e parë, të cilin e mbyllën me rezultat 25:13. Të gjitha lojtaret që u paraqitën në fushë Musliu, Jaha, Prenga, Kadriu, Leka, Mehmeti, liberoja shumë e aftë, por edhe përforcimet nga jashtë Ortega dhe sidomos amerikania Capri Richardson, kanë treguar lojë të shkëlqyeshme. Vashat e dritës edhe në setin e dytë ishin bindëse, derisa loja u nxeh në setin e tretë, kur gjilnaset e përmbyllën edhe këtë set në dobi të vetin me rezultat 26:24.
Për trajnerin Lorik Iliazi, kjo ishte një lojë e mirë për të parë formën e ekipit para ballafaqimit me Maritza Plovdiv në kuadër të Ligës së Kampionëve.