Sportet me dorë

KV Drita – femrat eliminohet, Prishtina ’75 në gjysmëfinale

 

 

KV Drita – femrat nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të play-offit, ngase edhe në ndeshjen e dytë ekipi bardh e kaltër është mposhtur nga ekipi nga kryeqyteti Prishtina ’75, kësaj radhe me rezultat të pastër 3:0 në sete.

Drita, që ishte deri më tashti kampion aktual i Kosovës, por edhe fituese e Ligës Unike “Gjergj Kastrioti” në garat e play-offit nuk pati paraqitje të mira, kjo edhe nga shkaku se të dy ndeshjet u desh t’i zhvillojë jashtë Gjilanit, ngase palestra “Bashkim Selishta – Petriti” është në rinovim.

Në gjysmëfinale, ekipi Prishtina ’75 do të paraqitet me ekipin KV Fer Vollej nga Ferizaj. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like