Sportet me dorë

KV Drita humb në finalen e Kupës së Pavarësisë

Klubi i Volejbollit Drita në konkurrencën e femrave është mposhtur në Finalen e Kupës së Pavarësisë me rezultat 3:0 në sete nga ekipi nga Prishtina, M-Technologie.

Kjo garë është mbajtur në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë dy ekipe nga Kosova dhe dy të tjera nga Shqipëria. Kosovaret kanë qenë më të mira në gjysmëfinale më te mira se sa shqiptaret, andaj është dashur të takohen mes vete në finale.

KV Drita e ka nisur dobët ballafaqimin me M-Technologie dhe në setin e parë është kufizuar në 16 pikë, derisa në setin e dytë patën paraqitje të barabartë me prishtinaset por në fund ato fituan me rezultat 23:25, derisa seti i tretë u mbylle rezultat 25:20.

“Humbje, e cila do të në bëjë edhe më të fortë…”,  është shkruar në postimin e KV Drita.

Kupa e Pavarësisë 2021

FINALE

KV M-Technologie vs KV DRITA 3-0

(25:16, 25:23, 25:20)

You Might Also Like