Te ndryshme

Lamtumirë prof. Ibrahim Kadriu nga Presheva, kryetar i Referendumit të datës 1 e 2 mars 1992 

Sot, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit e atdhetarit njëherit profesor Ibrahim KADRIU, nga Presheva, që një jetë ia kushtoi arsimit.
Profesor Ibrahim Kadriu, është angazhuar, dhe ka dhën kontribut gjithmon në përkrahjen e të gjithave inciativave e projekteve në të mirë të kësaj Krahine shqiptare dhe në mbështetjen e kauzës sonë Kombëtare për Liri e Çlirim.
Është dhe mbetët frymëzues me dashurinë për dijen dhe atdheun,kontribut dhënës me përkushtim më të lartë intelektual në organizimin e shprehur të vullnetit përmesë Referendumit plebishitar të datës 1 e 2 marsit 1992,për Autonomi Politike e Territoriale të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit me të drejtë bashkimi me trungun e saj-Kosovën, i emëruar Kryetar i Kuvendit për shpalljen e Referendumit.
Ishte dhe mbeti i urtë i sinqert, largpamës dhe vizionar, asnjëherë nuk u pajtua me jetën e robruar nënë pushtuesin Serb, gjithmon i palodhshëm për ideal.
Unë jam krenar që njoha, bashkëpunova me njeriun e sakrificës, të urtin, dhe Kryetarin e Kuvendit të Referendumit.
Lavdi veprës që bëri historin, ku dhimbjen e ndaj bashkë me familjen, dhe me gjithë shokët e miqtë, drejt realizimit që gjithmon e deshte.
Vepra e Refrendumit dhe kintributet tjera, do të mbetën të pavdekshme.
U prehtë në paqe Kryetari i Referendumit të datë 1 e 2 marsit 1992, prof.Ibrahim KADRIU.
Edhe njëherë Lavdi, Lavdi!
Refik Hasani

You Might Also Like